Telenews

Hill Side Residence adresa e re e komoditetit dhe stilit modern

Kompania e ndërtimit ACE Group ka sjellë në tregun e pasurive të paluajtshme një projekt të ri, që premton të ndryshojë konceptin e jetesës urbane në qytetin historik të Prizrenit. Fjala është për Hill Side Residence, një kompleks modern banesor i pozicionuar në një zonë të privilegjuar, afër natyrës dhe njëkohësisht në afërsi të qendrës së qytetit.

Projekti synon të ofrojë një standard të lartë jetese për banorët e tij, duke kombinuar arkitekturën bashkëkohore, hapësirat funksionale dhe komoditetin urban. Çdo detaj i Hill Side Residence është menduar për t’i dhënë familjeve një jetë cilësore, duke u fokusuar në rehati, siguri dhe akses të lehtë në shërbimet më të rëndësishme të qytetit.

Pikat kryesore të projektit:

  • Lokacion strategjik  afër natyrës dhe në zemër të Prizrenit
  • Banesa komode dhe funksionale të përshtatura për nevojat e familjeve moderne
  • Cilësi dhe standard i lartë ndërtimi me fokus në siguri dhe jetëgjatësi
  • Investim i qëndrueshëm vlerë afatgjatë për blerësit

ACE Group me këtë projekt synon të vazhdojë traditën e saj në ofrimin e zgjidhjeve moderne banesore, duke e forcuar pozitën e saj si një nga kompanitë më serioze në sektorin e ndërtimit në Kosovë.

📲 Për më shumë informata,

 Kontaktoni:
+383 48 383 020 / +383 48 226 688
🌐 www.acegroup-ks.com

Të ngajshme

Kriza humanitare në Gaza, Komisioni Evropian bën thirrje për këtë veprim në raport me Izraelin

Donat Hashani

Blakaj: Kosova rrezikon të shihet si vend prodhues i drogës, presioni vjen nga Shqipëria

Donat Hashani

Ambasadori gjerman kërkon proces transparent dhe të pavarur për drejtuesin e ri SPAK

Donat Hashani