Telenews

Besnik Osmani: Vizion i ri për Fushë Kosovën

Besnik Osmani, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, ka nisur takimet e tij me qytetarë, duke dëshmuar përkushtimin që vizioni i tij të ndërtohet mbi nevojat reale të familjeve e komuniteteve.

Në vizitën e fundit tek familja Shala në Miradi të Epërme, Osmani bisedoi për sfidat e përditshme me të cilat përballen banorët, si dhe ndau idetë kryesore të programit të tij qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ai theksoi se prioritetet kryesore mbeten zhvillimi ekonomik, investimet në arsim e infrastrukturë dhe ndërtimi i një administrate më transparente e më pranë qytetarëve.

“Jam mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë dhe besimin që më jepni. Së bashku do të punojmë për një komunë më të zhvilluar, më moderne dhe më të afërt me qytetarët,” – u shpreh Osmani.

Me moton “Fushë Kosova PËRTEJ!”, Besnik Osmani po synon t’i japë komunës një drejtim të ri, duke i vendosur qytetarët në qendër të vendimmarrjes.

LDK 113 – Besnik Osmani për Kryetar të Fushë Kosovës

Të ngajshme

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Rrezarta Ramaj

Sot derbi dhe përballje interesante në tri ligat kryesore evropiane

Rrezarta Ramaj

Festoni 28 Nëntorin në Grand Blue Fafa Resort & Spa me muzikë dhe argëtim!

Rrezarta Ramaj