Në polici shkoi si e dyshuar, por këtu nuk mbeti gjatë.
Marina Bogojeviq u la e lirë, ani se u raportua që ajo e sulmoi një zyrtare të komunës së Leposaviqit, ku vetë shërben si nënkryetare.
Numri dy i qytezës më veriore të vendit mohoi të këtë ndodhur diçka e tillë.
Klani e pati të pamundur ta kontaktojë Vukadinoviqin në mënyrë që ta marrë rrëfimin e saj, ndërsa që Bogojeviq insistoi se ka edhe dëshmitar që e konfirmojnë atë që ajo e thotë.
Pavarësisht këtyre pretendimieve, por edhe faktit se u la e lirë, pas paraqitjes në polici, zëvendësdrejtori i forcave të rendit për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se për nënkryetaren e Leposaviqit është inicuar rast.
Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë bënë me dije se janë duke e hetuar këtë rast.