Kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, do të mbajë tubimin qendror të fushatës sot, më 19 shtator, nga ora 18:00, në Sheshin “Adem Jashari”, transmeton Telenews.al.
Ai ka bërë të ditur se me një vizion të qartë, program të fuqishëm dhe ekip të përkushtuar, synon fitoren më 12 tetor.
Sipas Lushtakut, në këtë rrugëtim do të vazhdojnë projektet e realizuara deri më tani, por do të hapen edhe horizonte të reja për zhvillimin e Skenderajt, pasi siç u shpreh ai qyteti meriton edhe më shumë punë dhe projekte të reja.