Telenews

Besnik Osmani viziton Karvanin Shëndetësor në Harilaq

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, këtë mëngjes ka vizituar Karvanin Shëndetësor “përshëndetje”, i cili ndaloi në Harilaq.

Osmani u shpreh se ky aktivitet solli energji pozitive dhe këshilla të vlefshme për qytetarët, duke kujtuar rëndësinë e kujdesit për shëndetin që nis nga vetja dhe nga zgjedhjet e përditshme.

Ai falënderoi stafin shëndetësor të QKMF Fushë Kosovë dhe të gjithë ekipin e përfshirë për përkushtimin dhe punën e tyre, teksa ofruan matje, këshilla dhe informacione të dobishme për qytetarët.

“Të investojmë në shëndet do të thotë të investojmë në një të ardhme më të mirë për qytetin tonë. Do të jem gjithmonë përkrah nismave që sjellin vlera të tilla për komunitetin dhe që fuqizojnë secilin prej nesh të jetojë më shëndetshëm”, tha Osmani.

Aktiviteti është pjesë e iniciativave që synojnë ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e qytetarëve për një jetë më të shëndetshme./Telenews.al./

Të ngajshme

Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zbutje të masës së sigurisë

Donat Hashani

KFOR-i shpall zonën operacionale të KEK-ut si “Zonë të Ndaluar për Fluturime”

Valjeta Turkaj

Rainer Rudolph ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Valjeta Turkaj