Telenews

Vdes në moshën 84 vjeçare Abdi Baleta, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB

Ka vdekur në moshën 84 vjeçare Abdi Baleta, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD-së.

Top Channel shkruan se Baleta është lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

“Deri në vitin në vitin 1983 Baleta shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në Neë York, SHBA.

Ai kreu detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec nga viti 1983 deri në vitin 1987 dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë nga 1987 në vitin 1995”, shkruan TCh..

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.

Të ngajshme

Tahiri i PDK-së e bëri “për pesë pare” Pecin në debat, ia “shkatërroi” argumentet me fakte

KushtrimGuraj

2 mijë euro gjobë për ngacmimin e gazetares, 60 organizata kundër marrëveshjes së Prokurorisë së Prishtinës me të akuzuarit

KushtrimGuraj

Oda e Afarizmit: Dalja në treg të lirë po largon investitorët nga Kosova

KushtrimGuraj