Presidenti amerikan Donald Trump tha se planifikon të takohet me kryeministrin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut muajin e ardhshëm, pas një telefonate në të cilën udhëheqësi kinez miratoi gjithashtu një marrëveshje për të marrë kontrollin e operacioneve të Tik Tokut në ShBA.
Trump shkroi në Truth Social se telefonata ishte “produktive” dhe miratimi u “vlerësua”, duke shtuar se ai do të udhëtonte në Kinë vitin e ardhshëm pas takimit të të dyve.
Tik Tok, i cili drejtohet nga firma kineze Bytedance, më parë u tha se duhej të shiste operacionet e saj në ShBA ose rrezikonte të mbyllej.
Megjithatë, Trump e vonoi zbatimin e ndalimit katër herë që kur u njoftua për herë të parë në janar, dhe në fillim të kësaj jave e zgjati përsëri afatin deri në dhjetor.
Në postimin e tij, Trump shkroi se të dy “kanë bërë përparim” në çështjet tregtare dhe se do të takohen në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut, i planifikuar të fillojë në fund të tetorit.
Kjo, tha ai, do të pasohet nga një vizitë në Kinë dhe një vizitë e mëvonshme e Xi në SHBA.
Presidenti nuk dha detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen e TikTok, të cilën ai tha më parë këtë javë se telefonata do ta konfirmonte, shkruan BBC.