Telenews

Krasniqi: Nëse u besohet dëshmitarëve të fshehtë të Serbisë, procesi në Hagë humb kuptimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur rreth fillimit të procesit në Hagë, përkatësisht dhënies së dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Ai ka thënë se ka qenë në pritje që të fillojë ky proces dhe se e ka ditur pak a shumë se kush do të jenë dëshmitarët e mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

“Ka qenë një pritje më ndryshe e tyre sesa tash. Kam qenë në vizitë muajin e kaluar, e kam takuar edhe z. Thaçi edhe z. Veseli dhe, me thënë të drejtën, është shumë me rëndësi për një arsye të thjeshtë. Nëse trupi gjykues vendos ta zëmë me iu besuar më shumë dëshmitarëve të fshehtë, të instruktuar prej Serbisë, edhe shërbimeve të sigurisë së Serbisë, edhe operativëve të Serbisë që kanë qenë të shumtë, por edhe të tjerëve që për arsye që nuk mund t’i paragjykoj, kanë vendosur me dëshmu se dikush ia ka vjedh një lopë dhe ka faj UÇK-ja… edhe ka pas magji të zezë… me iu besuar këtyre e mos me iu besuar këtyre të tjerëve që, në njëfarë forme siç thotë populli, e kanë sunduar botën në atë kohë, mos me i besuar Vesli Klakrkut, Xhejms Rubinit, Bernard Kushnerit… atëherë të paktën e dimë përnjëmend a ka drejtësi apo s’ka drejtësi, sepse kjo është pikëpyetja kryesore e këtij procesi”, ka thënë ai.

Më tej, i pari i PDK-së ka deklaruar se rezervat dhe shqetësimet me këtë proces, sidomos në vitin e fundit, janë rritur shumë.

Të ngajshme

BE miraton strategjinë e parë për vizat

KushtrimGuraj

Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Trump: Rusia pajtohet me armëpushim të pjesshëm

Donat Hashani