Një pyetje e Prokurorisë në Hagë e ka bërë të qesh sot ish-këshilltarin e NATO-s, John Stewart Duncan.
Ai para trupit gjykues u pyet lidhur me uniformat e ushtarëve të UÇK-së, që dukeshin të njëjta për disa ditë me radhë.
Prokurori e pyeti, “Dëshmitar, shohim të njëjtin person duke veshur të njëjtën bluzë më datën 19. Në fakt, të gjithë kanë pasur të njëjtat rroba në të tre pjesët e pamjeve. A mund të shpjegoni nëse po dërgonin ndonjë sinjal optik?”
Duncan reagoi me humor, duke qeshur dhe thënë se ishin në kohë lufte e jo në hotel me pesë yje.
“Haha. Jo, le të jemi të sinqertë me atë që po ndodhte. Jemi në zonë lufte, nuk mbajmë rroba të ndryshme me vete. E dini midis perceptimeve shqisore, siç iu përmenda më parë, ishte edhe aroma e betejës që shumica e njerëzve e kishin me vete, nuk ishim duke udhëtuar në hotel me 5 yje, normalisht që njerëzit do të mbanin rrobat më shumë se një ditë. Siç po bëja edhe unë vet. Nuk e shoh nëse ka ndodh një problem që njerëzit kanë rrobat e njëjta. Dhe ka pasur mundësi të lahen më 18, brenda dy diskutimeve”, tha Duncan.