Telenews

Arbana Osmanin do ta shohim sërish në një reality show? Ja çfarë thotë ajo

Arbana Osmani, e pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse do ta shohim sërish në ndonjë reality show televiziv, ka dhënë një përgjigje të sinqertë mbi të ardhmen e këtij formati. Moderatorja shpjegoi se çdo vit i vijnë ftesa për të drejtuar reality show me idenë për të sjellë diçka “ngjitëse” si dikur Big Brother, por situata ka ndryshuar.

“Problemi është që tani nuk vendos më produksioni i famshëm, por algoritmet,” – shkruan Arbana, duke shtuar se kaoset e fundit dhe mënyra se si funksionojnë platformat e reja kanë bërë që realiteti televiziv të mbetet gjithnjë e më pak i qartë. Sipas saj, kjo nuk është një dukuri vetëm në Shqipëri, por ka prekur të gjitha reality show-t në botë.

Moderatorja u shpreh kurioze nëse këtë vit do të rikthehet te formula klasike e reality show-ve, megjithatë theksoi se aktualisht ato po kalojnë në një fazë transformimi, duke funksionuar më shumë si videogame sesa si formate tradicionale televizive.

Madje, Arbana solli edhe një batutë nga djali i saj: “Djali im Joni më thoshte një ditë: Mam, pse nuk e bën një lojë si Roblox-i por me Big Brother?”

Në fund, ajo përmendi edhe një studim të Deloitte, sipas të cilit 53% e gjeneratës Z tashmë preferon formatet “choose your own story” mbi programet lineare televizive.

Të ngajshme

Lutfi Haziri shfaqet krah nipit, Lotina publikon fotografinë e ëmbël

Rrezarta Ramaj

Brikena “e tepron” me fotoshop, një detaj në foton e saj bie menjëherë në sy

Rrezarta Ramaj

Aksident në një minierë të Bulqizës, humb jetën 62-vjeçari gjatë punës në galeri

Rrezarta Ramaj