Telenews

Begaj në OKB takon presidentin e Ganës, konfirmohet njohja e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në një postim në rrjetin “X”, Begaj bëri të ditur se në fokus të bisedës ishin forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe konfirmimi i njohjes së Kosovës nga ana e Ganës.

“Sot në OKB, u takova me presidentin e Ganës, JDMahama, për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Kosovës nga ana e Ganës. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.”, shkroi Begaj në postim.

Të ngajshme

Policia sekuestron armë dhe municione në Mitrovicën e Jugut

KushtrimGuraj

Mbi 1,000 fëmijë sëmuren nga dreka falas në një shkollë në Indonezi

KushtrimGuraj

Pas deklaratës së Trump, paralajmëron ambasadori rus: Nëse NATO i prek, do përgjigjemi me luftë

Donat Hashani