Ndjenja e frikës është një taktikë mbijetese evolucionare. Një numër i vogël njerëzish kanë një gjendje të rrallë që do të thotë se ata nuk frikësohen nga asgjë.
Si jetojnë ata një jetë pa frikë?
Imagjinoni të hidheshit nga një aeroplan dhe të mos ndienit asgjë. As valë adrenaline, as rrahje të shpejta zemre.
Ky është realiteti për Jordy Cernik, një britanik të cilit iu hoqën gjëndrat mbiveshkore për ta reduktuar ankthin e shkaktuar nga sindroma Cushing – një sëmundje e rrallë që ndodh kur gjëndrat mbiveshkore prodhojnë shumë kortizol, një hormon stresi.
Trajtimi funksionoi paksa më shumë sesa duhej. Jordy pushoi së ndjeri ankth por diçka nuk shkonte.
Në një udhëtim në Disneyland në vitin 2012, ai hipi në një tren të shpejtë dhe kuptoi se nuk ndiente frikë.