Telenews

Epopeja e Jezercit, Ahmeti: Liria është amaneti i dëshmorëve e përgjegjësia jonë

epopeja-e-jezercit,-ahmeti:-liria-eshte-amaneti-i-deshmoreve-e-pergjegjesia-jone

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në Epopenë e Jezercit.

Ai tha se Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, përkujton se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësi e popullit.

Ndër të tjera, në një postim në Facebook, Ahmeti tha se dëshmorët gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, në Ferizaj, u bashkuam për të nderuar bijtë dhe bijat më të shtrenjtë të kombit: dëshmorët që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë. Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë”.

“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Epopesë së Jezercit! Nderim i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin!”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngajshme

Hajdar Beqa: Duzhnja e vendosur fuqishëm në përkrahje të PDK-së

KushtrimGuraj

Gjest human: Të burgosurat në Lipjan u ndajnë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

KushtrimGuraj