Telenews

Cakolli: Ekziston rreziku që Gjykata Kushtetuese të presë përfundimin e zgjedhjeve lokale për aktgjykimin e plotë

cakolli:-ekziston-rreziku-qe-gjykata-kushtetuese-te-prese-perfundimin-e-zgjedhjeve-lokale-per-aktgjykimin-e-plote

Cakolli: Ekziston rreziku që Gjykata Kushtetuese të presë përfundimin e zgjedhjeve lokale për aktgjykimin e plotë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se ekziston rreziku që Gjykata Kushtetuese të presë deri pas përfundimit të zgjedhjeve lokale që të publikojë të plotë aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit.

Cakolli u shpreh se situata është ende e paqartë rreth periudhës së publikimit të këtij aktgjykimi.

“Situata është e paqartë sa i përketë periudhës kur Gjykata mund të dalë me vendimin e plotë përshkak se përvoja nga akgjykimet e publikuara këtë vit tregon se gjykata mund të marrë disa ditë nëse jo javë kohë derisa ta publikojë aktgjykimin e plotë. Është e cuditshme se si për një dispozitiv me katër pika që lidhen me cështjen e ngritur i janë dashur 25 ditë dhe kjo është indikator se koha për të publikuar aktgjykimin e plotë”.

“Megjithatë për shkak të rëndësishë së cështjes dhe se vendi është pa institucione shpresoj që gjykata do të marrë një vendim të plotë brenda një afati më të shkurtër kohor mbase deri javën e ardhshme. Me faktin që do t’i kemi zgjedhjet 10 ditë nga tani ekziston rreziku që gjykata të pres deri në përmbylljen e procesit zgjedhor dhe deri atëherë t’i hapet rrugë afati prej 12 ditë”, u shpreh Cakolli në Dukagjin.

Të ngajshme

Dr. Ramë Gashani falënderon Endrit Thaçin për mbështetjen në fushatë

KushtrimGuraj

KQZ-ja publikon udhëzimet për votimin e diasporës përmes postës

KushtrimGuraj

Besnike Fazliu, kandidate për Asamblenë Komunale nga PDK: Zëri i mësimdhënësve në shërbim të qytetarëve

KushtrimGuraj