Telenews

DEPUTETI I VV-SË ME DEKLARATË TË FORTË PËR TËRHEQJEN E PARAVE NGA TRUSTI

Kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së për tërheqjen e 30% të fondeve nga Fondi Pensional.
Deputeti i VV-së tha se nuk duhet të bëhet shprehi tërheqja e shpeshtë e mjeteve nga Trusti.

“Unë nuk isha privilegju sa i përket tërheqjes nuk është çështja a ka mundësi apo s’ka, nëse ne e bëjmë shprehi, ne nuk themi që qytetarët nuk kanë nevojë por unë pajtohem me ju që duhet eksplorojmë mënyra tjera”, ka thënë deputeti i VV-së.
Muja, duke u mbështetur në të dhënat e BQK-së për rritje ekonomike deri në 10 për qind, tha se momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me krizën ekonomike.
“Nuk është situata e njëjtë, sepse kemi një rritje ekonomike prej 10%”, ka thënë ai.

Ky debat erdhi pasi deputeti i PDK-së, anëtar i komisionit, Ferat Shala kërkoi takim me përfaqësuesit e Trustit.

Të ngajshme

Ish-deputeti i VV-së: Lëvizja Vetëvendosje ka braktisur qëllimet e saj fillestare

Erzana Fazliu

Abdixhiku: Nga familja në politikë – gratë e përcaktojnë të ardhmen e Kosovës

Erzana Fazliu

Vetëvendosje prezanton kandidatët për deputetë

Erzana Fazliu