Telenews

PDK me energji të re në Fushë Kosovë – Valon Murseli: Më 12 tetor do të shkruhet një kapitull i ri për qytetin tonë

Fushë Kosova po hyn në ditët e fundit të një fushate zgjedhore që po karakterizohet nga një mobilizim i madh qytetar në përkrahje të Rrahim Terrnavës dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kandidati i kësaj partie, Valon Murseli, ka theksuar se më 12 tetor qyteti do të hapë një faqe të re të zhvillimit e ndryshimit.

“Më 12 tetor do të shkruhet një kapitull i ri për Fushë Kosovën! Vullneti dhe angazhimi i qytetarëve për ndryshim po dëshmon se fitorja e PDK-së dhe e Rrahim Terrnavës është e sigurt,” tha Murseli, duke theksuar energjinë dhe besimin që po mbizotëron në strukturat e partisë.

Sipas tij, PDK është partia e vizionit dhe e rezultateve konkrete, që synon të sjellë zhvillim të ndjeshëm në çdo lagje e sektor të komunës. “Ne jemi të fortë kur qëndrojmë të bashkuar dhe kur secili aktivist, çdo qytetar e çdo anëtar i PDK-së kontribuon me zemër për të mirën e përbashkët. Kjo është koha jonë, kjo është mundësia jonë për të siguruar një të ardhme më të mirë për Fushë Kosovën,” u shpreh Murseli.

Mobilizimi i strukturave të PDK-së në Fushë Kosovë po shihet si një ndër më të fuqishmit në këtë fushatë, me mesazhin e qartë se ndryshimi i shumëpritur është afër dhe qytetarët janë gati për hapin e ri më 12 tetor.

Valon Murseli gjendet me nr.5 në listën e PDK-së.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj