Telenews

Ismaili: Do ta pezullojë dhënien e lejeve të ndërtimit për 6 muaj (VIDEO)

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, deklaroi se pjesë e planprogramit të tij, është pezullimi i lejeve të ndërtimit për 6 muaj.

Ismaili dha edhe arsyet se pse do ta merrte një vendim të tillë.

“Dhe kjo është pikërisht për shkak të një problemi të madh që është duke ndodhur në Prishtinë tash e disa vite, nuk po them vetëm gjatë mandatit të z. Rama, por që disa vite. E tani është bërë traditë edhe nga Administrata Komunale, por fatkeqësisht edhe nga aspekti politik”, tha Ismaili.

“Ka një nguti për të dhënë leje. Lejet jepen pa dërguar fare infrastrukturë komuna. Pa u ditur se ku do të ndërtohen hapësirat e gjelbëra, parqet, çerdhet etj”, theksoi ai.

 

Të ngajshme

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj