Telenews

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika që përdoret në paketimin e ushqimeve mund të dëmtojë zorrën, duke rritur rrezikun për kancerin e zorrëve dhe depresionin.

Studiuesit analizuan mostra të materialit të jashtëm të zorrëve të vullnetarëve të shëndetshëm dhe zbuluan se këto grimca të vogla mund të ndikojnë në aktivitetin mikrobiomik të zorrëve.

Disa nga këto ndryshime lidhen me sëmundje si depresioni dhe kanceri i zorrëve.

Kjo është hera e parë që një studim në njerëz tregon se mikroplastikat mund të ndryshojnë mikrobiomën e njeriut.

Pavarësisht rëndësisë së gjetjeve, sipas mail online, ekspertët theksojnë se janë të nevojshme më shumë kërkime për të kuptuar se si këto grimca shkaktojnë dëme.

Mikroplastikat janë të pranishme kudo, nga ushqimi dhe uji deri te ajri, dhe është e mundur që shumica e njerëzve të ekspozohen ndaj tyre çdo ditë.

Studimi tregon gjithashtu se mikroplastikat kanë ndikim në mikrobiomën tonë, e cila luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm, nga tretja deri te shëndeti mendor.

Prandaj, shmangia e ekspozimit ndaj mikroplastikave është një masë parandaluese e mençur.

Të ngajshme

Arsyeja e vërtetë pse rrobat të duken të lagështa në dimër, edhe kur janë tërësisht të thata

KushtrimGuraj

Si të dukesh seksi dhe klas? Frymëzohu nga këto veshje të Charlize Theron

KushtrimGuraj

Kur gjunjët dhe shpina “paralajmërojnë” shiun: çfarë thotë shkenca për lidhjen mes motit dhe dhimbjeve trupore

Valjeta Turkaj