Telenews

Osmani takon bizneset në Fushë Kosovë: Krenar për vizionin dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik

Derë më derë, nga një biznes te tjetri e nga një lagje në tjetrën — kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besnik Osmani po vazhdon me përkushtim prezantimin e programit të tij qeverisës.

Sot, Osmani ka vizituar disa biznese të suksesshme që operojnë në fusha të ndryshme, nga shërbimet tregtare deri te metalpërpunimi dhe prodhimi i ngjyrave, të cilat punësojnë qytetarë nga komuna dhe eksportojnë produktet e tyre jashtë vendit.

Ai u shpreh krenar për punën dhe përkushtimin e këtyre sipërmarrësve, duke theksuar se mbështetja për bizneset lokale është thelbësore për rritjen ekonomike të Fushë Kosovës.

“Fushë Kosova ka energji, kreativitet dhe njerëz punëtorë. Ne do t’i mbështesim që të ecim PËRTEJ,” tha Osmani.

Të ngajshme

E rëndë në Skenderaj | 15-vjeçarja e zhdukur nga strehimorja dhunohet në motel, Policia në kërkim të autorit

KushtrimGuraj

Trump mund të shkojë në Lindjen e Mesme për marrëveshjen e Gazës

KushtrimGuraj

Besnik Osmani: Kultura, shtyllë e zhvillimit shoqëror në Fushë Kosovë

KushtrimGuraj