Telenews

Presidenti i FSHF-së beson në fitore ndaj Serbisë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka besim se Shqipëria mund t’i fitoj pikët e plota kundër Serbisë në Leksovc. Në kanalin “FSHF TV”, Duka, ka theksuar se pret nga lojtarët të jenë të qetë dhe të përqendruar vetëm në fushën e lojës. Deklaratat e Dukës janë publikuar të mërkurën në sajtin e FSHF-së.

Ndeshja Serbi – Shqipëri luhet të shtunën nga ora 20:45 në Leskovc. I takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Ndeshje shumë e rëndësishme në këndvështrimin sportiv, nuk mund ta lëmë mënjanë që ka edhe ngarkesë në atmosferë. Dje ne kemi pasur një takim me ekipin dhe ajo që i kemi kërkuar ekipit, dhe kemi besim te ekipi, është që të ketë një përqendrim dhe qetësi sportive. Është shumë e rëndësishme sepse të dyja skuadrat presin tre pikë nga kjo ndeshje për të vazhduar rrugëtimin për plejof. Ta vazhdojë udhëtimin ajo skuadër që të jetë më e qetë, që di ta vlerësojë sportivisht ngjarjen dhe mos ta ngatërrojë me ngarkesa të tjera që janë të pashmangshme në fakt. Unë uroj që Serbia ta ketë këtë ngarkesë akoma më shumë se ne. Kam shumë besim te ekipi jonë”, ka thënë Duka. 

Duka ka theksuar se, Serbia si ekip nuk është cilësore. Sipas tij, Serbia ka vetëm disa futbollistë cilësorë. 

Të ngajshme

Bie çmimi i derivateve në botë, Kosova ende s’ka lëvizur

Valjeta Turkaj

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Britanisë i rekomandohet të marrë lidership në Ballkan

Valjeta Turkaj

Shpërthen një bombolë e oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

Valjeta Turkaj