Telenews

Rashiq pas vendimit të Kushtetueses: Nuk shoh hapësirë për kandidimin tim

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Në një prononcim për Lajmi.net, Rashiq tha se nuk e sheh më të mundur kandidimin e tij për këtë pozitë, pasi sipas interpretimit të tij, gjykata i ka dhënë të drejtën ekskluzive Listës Serbe.

“Sot e lexova dhe sa e shoh unë dhe të them drejtën nuk jam ekspert për të zbërthyer vendimin e Kushtetueses. Sa e shoh unë gjykata ia ka dhënë të drejtën ekslusive Listës Serbe dhe në këto aspekte, me aq sa e kuptova mirë stemi i votimit në short nuk ka nevojë që të zbatohet më sepse tashmë është e mundshme disa herë brenda 12 ditësh që të votohet dhe nëse e kuptova mirë, unë nuk shoh hapësirë për kandidimin tim. Unë jam besimtar i ligjeve dhe institucioneve, nuk shoh mundësi që unë të jem kandidat dhe nëse gjykata është ashtu e prerë unë nuk po shoh vend për kandidimin tim,” tha Rashiq për lajmi.net.

Rashiq, i cili më herët ishte përmendur si kandidat i mundshëm, tani deklaron se e sheh të mbyllur këtë mundësi.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj