Telenews

18-shi i LDK-së në Lipjan:Nuk kërkoj privilegj, por përgjegjësi për qytetarët

Kandidati për asamble komunale në Lipjan nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rinor Murati, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e qytetarëve të Kojskës, Rubovcit të Madh dhe Rubovcit të Vogël.

Ai tha se besimi i qytetarëve është nder i madh për të, duke theksuar se angazhimi i tij në politikë buron nga përgjegjësia ndaj qytetarëve.

“Besimi juaj për përfaqësim ishte nderi më i madh për mua, nder të cilin do ta kem përsëri nëse edhe kësaj here besoni se jam i duhuri për të ju përfaqësuar. Unë besoj në ju, se ju dini të zgjedhni, dini të vlerësoni punën dhe angazhimin, andaj kërkoj mbështetjen tuaj,” tha Murati.

Ai shtoi se për të, përkrahja qytetare nuk është privilegj, por përgjegjësi që e obligon në angazhim maksimal për Lipjanin.

Të ngajshme

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi