Telenews

Albana Pllana: “Do t’i kap problemet kryesore të kryeqytetit me vizion dhe përkushtim”

Albana Pllana, ekonomiste dhe kandidate për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga partia Guxo, me numrin 20, ka theksuar vendosmërinë e saj për t’u përkushtuar ndaj çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të kryeqytetit dhe zonave përreth.

Ajo thekson se Prishtina ka nevojë për një infrastrukturë funksionale, përkujdesje më të madhe ndaj lagjeve periferike dhe fshatrave, si dhe për zgjidhje konkrete në ndriçim publik, kanalizim, pastrim dhe hapësira të gjelbra.

“Si ekonomiste, e di sa e rëndësishme është menaxhimi i drejtë i buxhetit publik dhe planifikimi afatgjatë për një zhvillim të qëndrueshëm. Fushata ime do të fokusohet në ofrimin e zgjidhjeve reale, jo premtimeve të zbrazëta,”  thekson Pllana.

Ajo shton se synon të punojë që çdo lagje, çdo rrugë dhe çdo fshat të ketë vëmendjen që meriton, duke theksuar se me përkushtim dhe bashkëpunim të qytetarëve, Prishtina mund të bëhet një vend më i mirë për të jetuar.

Të ngajshme

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj vëllait të Xhafer Tahirit, avokatit Ahmet Tahiri

Erzana Fazliu

Pas tubimit përmbyllës, Tahiri shpreh mirënjohje për përkrahjen

KushtrimGuraj

Sami Lushtaku mbyll fushatën me mbështetje madhështore në Skenderaj

KushtrimGuraj