Telenews

Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot Dekretin me të cilin mandaton Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky vendim vjen pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.

“Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.

Presidentja i ka uruar suksese z.Kurti, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.“, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Britanisë i rekomandohet të marrë lidership në Ballkan

Valjeta Turkaj

Shpërthen një bombolë e oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

Supremja pranon ankesën e AAK-së për Junikun, PZAP-ja detyrohet ta shqyrtojë kërkesën për rivotim

Valjeta Turkaj