Telenews

Leutrim Ajeti: Nesër do të jetë madhështore, jam i bindur që Aleanca Shqiptare do të jetë fituese (VIDEO)

Në një lidhje direkte nga Graçanica në programin special në kuadër të Maratonës së Zgjedhjeve Lokale në Klan Kosova, gazetari i Klan Kosovës, Kushtrim Bekolli intervistoi kandidatin për kryetar të kësaj komune nga Aleanca Shqiptare, Leutrim Ajetin.

Ai tha se nesër po e presin procesin demokratike dhe tha se është i bindur që lista e tyre të jetë fituese.

Ajeti tha se do ta transformojnë komplet komunën e Graçanicës, dhe do të jenë zëri i qytetarit.

“Ne kemi punuar në drejtimin që t’i mbulojmë të gjitha pjesët kryesisht me banorët shqiptarë, por ne kemi bashkëbiseduar edhe me komunitetet e tjera, dhe besojmë se e kemi mbuluar shumë mirë komunën e Graçanicës”, tha Ajeti.

 

Të ngajshme

Pamje shqetësuese, vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit

KushtrimGuraj

Berisha thotë se nuk ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë

KushtrimGuraj

Ankesa e Listës Serbe, Basha: Kushtetuesja nuk ka rast, s’besoj se do të ketë masë të përkohshme

KushtrimGuraj