Telenews

Gjergj Dedaj: PDK doli fituese, humbja e VV’së është e domosdoshme për të ardhmen demokratike të Kosovës

Gjergj Dedaj ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke i vlerësuar si fituese Partinë Demokratike të Kosovës dhe subjektet tjera ish-opozitare, raporton GazetaBlic.

“PDK por edhe subjektet politike ish opozitare, ishin fituese politike dhe morale tē zgjedhjeve te fundit lokale, duke parë numrin e komunave të fituara në raundin e parë, të atyre te cilat prijnë në balotazh dhe duke marrur parasysh numrin e këshilltarëve komunal.”

Dedaj më pas kritikon ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe rezultatin e saj në këto zgjedhje.

“Pra, LVV bashkë me koalicionin e saj doli subjekti i tretë politik, ndonëse unë kam pritur të pësoj debakël, nga fakti i keqëqeverisjes, demolimit të institucioneve, izolimit të vendit, vendosjen e Kosovës nën sanksione të BE, bllokimin e Dialogut Strategjik me SHBA, dëmtimin skandaloz të partneritetit Euroatlantik, varfërimin dhe zbrazjen e Kosovës dhe një katalog dëmësh të cilat ia ka shkaktuar Republikës së Kosovës.”

Në përmbyllje të reagimit të tij, ai e quan Vetëvendosjen:”LVV mbetet kanceri i shoqërisë kosovare dhe duhet të pësoj humbje pas humbje, të cilat janë tē doemosdoshme për të ardhmen demokratike dhe shoqërinë kosovare.”

Të ngajshme

Kurti në siklet- Paçarizi: Po kërkon armik, prandaj i sulmon gazetarët

KushtrimGuraj

Debati për Exit Poll-et, Kusari: Prokuroria s’duhet ta dëgjojë Kurtin

KushtrimGuraj

Diaspora mund të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë

KushtrimGuraj