Telenews

Sa shpenzuan subjektet politike për zgjedhjet e 9 shkurtit? – KQZ publikon raportin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet financiare të partive politike se sa kanë shpenzuar për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit.

“Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e audituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të 28 subjekteve politike që morën pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftim.

“Sipas këtij ligji, është detyrim ligjor për subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ”.

Raportet e deklarimit financiar të fushatës për subjektet politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet financiare të fushatave zgjedhore, ose në vegzën direktehttps://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/

Të ngajshme

Qeveria izraelite thotë se nuk ka kompromis për kthimin e trupave

KushtrimGuraj

Krasniqi e akuzoi për bashkëpunim me VV-në, përgjigjet Lladrovci

Donat Hashani

Lekaj: Spekulohet se Kurti do t’ia japë LDK-së Prishtinën dhe Presidencën për koalicion qeverisës

Donat Hashani