E ardhmja e sulmuesit legjendar Robert Lewandowski te Barcelona është ende në pikëpyetje, sipas një deklarate të fundit nga agjenti i tij, Pini Zahavi.
Në një intervistë për 365Scores, Zahavi theksoi se ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e 37-vjeçarit.
“Asnjë vendim nuk është marrë ende. Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, ka thënë Zahavi, duke lënë të hapur si mundësinë e një rinovimi me Barcelonën, ashtu edhe një lëvizje të mundshme drejt një klubi tjetër.
Në vijim, Zahavi mohoi zërat që e lidhnin Lewandowskin me klube nga Arabia Saudite.
“Nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me negociata me ekipe nga Arabia Saudite. Aktualisht, nuk ekziston asnjë ofertë”.