Telenews

Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Tahiri 50.04%, Peci 45.76%

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë janë verifikuar 74.29 për qind të vendvotimeve.

Nga 74.29% të vendvotimeve të procesuara në garën për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) prin me 50.04 për qind të votave të fituara.

Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci numëron 45.75 për qind, tregojnë rezultatet e votave të verifikuara në QKN në Mitrovicë.

Gëzim Plakolli i Lidhjes Demokratike Kosovës (LDK) numëron 3.41 për qind të votave.

Në garën për Kuvendin Komunal, pas procesimit të 74 për qind të votave, PDK-ja kryeson me 41 për qind të votave, e pasuar nga Vetëvendosje me 22 për qind.

Të ngajshme

A ka votë LDK për Qeverinë Kurti? Haziri: Na i kanë kontaktu deputetët, kolegët kanë tregu

KushtrimGuraj

Themelimi i Speciales, Kajtazi: Nëse nuk do të krijohej, do ta akuzonim Thaçin si frikacak

KushtrimGuraj

Kosova ngel prapa, KE-ja lëshon fondet e reja për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut

KushtrimGuraj