Telenews

DAÇIQ THOTË SE PA RUSINË KOSOVËN E KANË TË HUMBUR

Interesi primar i Serbisë është ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, ndërsa pa Rusinë, Serbia vështirë se mund ta ruajë pozicionin e saj në OKB, thotë kreu i SPS-së, Ivica Daçiq.
Siç i tha Tanjugut, Daçiq që njëherit është kryekuvendar i Serbisë nëse Moska është me Beogradin, Rusia mund të vërë veton dhe Kosova nuk mund të anëtarësohet kurrë në OKB, transmeton Klankosova.tv.
“Ne duhet të shmangim të qenit irracional dhe emocional për situatën aktuale. Nëse jemi të gatshëm të heqim dorë nga Kosova, atëherë mund të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Por nëse nuk jemi gati, atëherë nuk mundemi. Si do ta mbrojmë Kosovën pa aleat? Nuk e vura re se “Kemi një aleat të ri. Sanksionet kundër Rusisë nuk do ta dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia”i mbijetoi “sanksioneve të Malit të Zi, do t’i mbijetonte edhe sanksioneve serbe”, deklaroi Daçiq.
Ai i është referuar edhe faktit që Prishtina nuk e ka lejuar Beogradin të organizojë zgjedhje në Kosovë.
“Nga BE-ja thonë se u vjen keq për lajmin nga Prishtina se zgjedhjet në Kosovë nuk mund të organizohen. Nëse Perëndimi nuk mund t’i bëjë asgjë Kurtit, atëherë si mundet Serbia? Do të ishte një precedent i madh të na vendosen sanksione për faktin pse ne nuk duam të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Nuk  besoj se është në interesin e Perëndimit që ta humbasë Serbinë në rrugën evropiane”, theksoi politikani serb.
Kreu i SPS-së po ashtu tha se zgjedhjet në Kosovë mund të organizoheshin, por kjo do t’i jepte shkas policisë së Prishtinës për ta kryer aksionin, ndërsa Beogradi do të akuzohej.
“Pse dikush nuk i thotë Prishtinës – ose do të lejoni votimin, do të zbatoni marrëveshjen e Brukselit, ose ky është fundi i pritjeve tuaja evropiane. Ka më shumë presion mbi ne. Pse? Sepse Prishtina është fëmija i tyre”, ka theksuar Daçiq.

Të ngajshme

Latifi: Thëngjill sa të duash, mend hiq, rezultati: terri

Erzana Fazliu

Problemet me energjinë elektrike, Rizvanolli ndërmerr këtë veprim

Donat Hashani

Kida po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas fejesës

Erzana Fazliu