Telenews

Mediat botërore shkruajnë për protestën në Tiranë – krejt çka raportuan

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për protestën e sotme në Tiranë, ku shumë qytetarë u mblodhën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Media prestigjioze “The Washington Post” shkruan se shqiptarët u mblodhën në sheshin qendror të vendit, në mbështetje të luftëtarëve të lirisë.

“Protestues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të arrestuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) — një ish-grup guerrilësh shqiptarë të Kosovës që udhëhoqi luftën për pavarësi”, thuhet në shkrim.

Po ashtu, media “The Telegraph” shkruan se mijëra shqiptarë ishin në protestë në sheshin “Skënderbej”.

“Veteranët e luftës së Kosovës dhe mijëra mbështetës të tyre u mblodhën të premten në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në një protestë kundër një gjykate të mbështetur nga Bashkimi Evropian, e cila po ndjek penalisht ish-luftëtarët e tyre që luftuan në luftën e viteve 1998-1999 për pavarësinë nga Serbia, duke pretenduar se tribunali është i njëanshëm dhe i padrejtë”, thuhet në shkrimin e The Telegraph.

Ndërsa, “Anadolu” shkruan se në kryeqytetin e Shqipërisë u mbajt protestë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me moton “Unë jam UÇK”.

“Në Shqipëri është mbajtur një protestë kombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me moton “Unë jam UÇK”, raporton Anadolu.

Kujtojmë se mijëra shqiptarë, nga të gjitha trojet shqip-folëse, ishin sot në sheshin “Skënderbej”, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që mbahen në Hagë.

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani