Telenews

Diant Ramaj nuk do të luajë për Kosovën

Portieri i Bundesligës, Diant Ramaj, nuk do të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Këtë e ka bërë të qartë menaxheri i Ramajt, Jurgen Schwab.

Së fundi kishte raportime se Ramaj do të bashkohej me “Dardanët” që nga nëntori, por 24-vjeçari ka përsëritur shumë herë se dëshiron të paraqitet për Gjermaninë. Ai është pjesë e Borussia Dortmundit, i huazuar te Heidenheimi, skuadra tjetër e Bundesligës.

Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar për qëndrimin e Ramajt, ku menaxheri Schwab thekson:
“Raportimet janë përfundimisht false. Interesimi nga Kosova është i ditur dhe e gëzon Diantin. Por ai e ka bërë të qartë: ai nuk do të luajë për Kosovën, nuk është çështje për të.”

Ramaj ka kaluar në disa skuadra gjermane dhe shpërtheu pas kalimit nga Eintracht Frankfurt tek Ajaxi në vitin 2023. Në fillim të këtij viti e transferoi Dortmundi, por u huazua fillimisht te Copenhageni në Danimarkë dhe më pas te Heidenheimi. Ai ka luajtur për Gjermaninë U18, U19 dhe U20, dhe deri më tani nuk është përmendur si opsion për Gjermaninë A, ndonëse e ka shprehur këtë synim.

“Bild” shkruan se Ramaj po shkëlqen te Heidenheimi me pritje të shumta vendimtare.

Portier i parë i Kosovës është Arijanet Muriq, që po bën karrierë në Serie A, por Muriq është i suspenduar për ndeshjen ndaj Sllovenisë më 15 nëntor në Lubjanë. Në këtë rast pritet të aktivizohet Amir Shaipi, i cili ka humbur vendin te Lugano dhe së fundi është aktivizuar më 31 gusht. Portier i tretë i Kosovës është Visar Bekaj, që luan në kategorinë e dytë turke.

Kosovës i do të kishte ndihmuar një portier cilësor si Ramaj, të cilin FFK-ja e ka kontaktuar shumë vite më parë, por ai nuk do të jetë në konkurrencë me Muriqin dhe të tjerët.

Kosova vazhdon garën për kualifikim në Botëror. Nëse shmang humbjen nga Sllovenia, siguron plejofin. Tri ditë pas ndeshjes me Slloveninë, Kosova do të presë Zvicrën.

Të ngajshme

Anulohet gjithçka, Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami – zbulohet arsyeja pse

KushtrimGuraj

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

KushtrimGuraj

Jonathan David është një sulmues i mirë, por Juventusi nuk po e përdor atë siç duhet

KushtrimGuraj