Telenews

Pamje shqetësuese, vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Mamushës, ku një vajzë 22-vjeçare ka shpëtuar për mrekulli pasi u sulmua nga një ari.

Sipas pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në një zonë ku më parë nuk është parë asnjëherë një kafshë e tillë.

Vajza ishte duke dalë nga shtëpia për t’u nisur drejt Prizrenit, kur papritur u përball me arin.

E trembur, ajo shpërtheu në panik dhe arriti të largohej në momentin e fundit, duke shpëtuar pa lëndime serioze.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbuluar se si kafsha ka arritur të hyjë në zonën e banuar dhe po punojnë për ta kapur dhe larguar në mënyrë të sigurt nga territori i komunës.

Të ngajshme

Krimi i rëndë në Durrës për një kafe, shpallet në kërkim njëri nga të dyshuarit

Valjeta Turkaj

Zbuloni magjinë e Italisë klasike një aventurë e paharrueshme me Fibula Travel

Valjeta Turkaj

Lëkundje të njëpasnjëshme toke në Shqipëri

Valjeta Turkaj