Telenews

LDK-SË I BASHKOHET KJO PROFESORESHË UNIVERSITARE

Lidhjes Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar profesoresha e Edukimit Fizik dhe Sportit, Dr. Shqipe Bajçinca-Brestovci.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.
Abdixhiku ka thënë se përvoja e Bajçincës-Brestovcit në sport, dija dhe kapacitetet e saj profesionale do të jenë bazë e programit të ardhshëm politik, raporton teve1.info
“Përvoja e saj e jashtëzakonshme në sport, dija dhe kapacitetet e saj profesionale do të jenë bazë e shëndoshë e programit të ardhshëm politik që LDK ka nisur ta ndërtojë. Bashkimi i profesionistëve si profesoresha Bajçinca-Brestovci, ndërsa, për ne është mundësi e shkëlqyeshme për t’i ofruar qytetarëve tanë e vet Kosovës, njerëz kredibil e profesionistë të përkushtuar në secilën fushë. Kjo e sportit, me gjithë profesionistët e tjerë që i kemi tashmë, merr një vulë”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngajshme

Vdes punëtori 40-vjeç nga Drenasi, ra nga çatia ku po kryente punimet në Prizren

KushtrimGuraj

Angazhimi i Policisë për ta siguruar QKUK-në kushtoi 31,680 euro

KushtrimGuraj

Tjetër vdekje në vendin e punës në Kosovë, në Prizren ndalohen nga policia dy persona

Donat Hashani