Dafina Zeqiri është rikthyer menjëherë në skenën muzikore me projektin e saj më të ri, dhe aktualisht ndodhet në procesin e realizimit të videoklipit për këngën e re.
Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa sekuenca ekskluzive nga kënga e ardhshme, të cilat premtojnë një hit të madh.
Përveç fragmenteve të këngës, Dafina ka publikuar edhe disa pamje nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit.
Këngëtarja duket mahnitëse në paraqitjen e saj, e veshur me të bardha, dhe vendosi një peliçe që i jep një shkëlqim dhe stil të veçantë.
Ky rikthim i Dafina Zeqirit është edhe më i veçantë, pasi është hera e parë që ajo kthehet në sheshin e xhirimeve pas lindjes së djalit të saj, Daskan, disa muaj më parë.
Në një periudhë kaq të shkurtër, ajo ka arritur të balancojë jetën familjare dhe karrierën muzikore, duke treguar forcë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

