Telenews

Sara dhe Erik Fullani, gati të kurorëzojnë dashurinë?

Erik Fullani, një nga figurat më të komentuar të showbizit shqiptar, ka rrëfyer se po përqendrohet në stabilitetin e jetës personale.

Gjatë një interviste për Mira Kazhanin, Fullani u shpreh me humor: “Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin.”

Raportet e tij me Sara Hoxhën duket se po afrohen drejt martesës, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen.

Fotografitë dhe daljet e shpeshta së bashku kanë tërhequr vëmendjen e fansave, ndërsa Fullani ka preferuar të mbajë sekret detajet e dasmës dhe identitetin e vajzës që e shoqëron.

Ndërkohë, Sara duket se ka gjetur lumturinë në jetën personale.

 

Të ngajshme

Ronela, Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë projektin “Pershesh” (VIDEO)

Donat Hashani

Fero: Për herë të parë jam falur në paraburgim

Valjeta Turkaj

A do të ketë këtë vit ‘Big Brother VIP Albania’?

Erzana Fazliu