Telenews

Një veturë përfshihet nga zjarri në oborrin e shkollës në Gurrakoc të Istogut

Një veturë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në oborrin e një shkolle në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se njësitet përkatëse kanë reaguar menjëherë pas njoftimit.

“Sot rreth orës 12:45, Policia është njoftuar se është djegur një veturë në oborrin e një shkolle në fshatin Gurrakoc-Istog. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit. Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve”, tha ai.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Të ngajshme

Moti për sot

Donat Hashani

Avokati i Zemajt kërkon ta arsyetojë sulmin e klientit të tij ndaj personit

Donat Hashani

“Kërko një javë kohë” – Tahiri publikon bisedat me Abdixhikun

Donat Hashani