Sot dhe nesër vazhdon Superliga e Kosovës që vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante.
Java e tretë fillon sot me përballjen Bora – GO+ Peja. Prishtinasit kanë dy humbje në dy ndeshje, kurse pejanët dy fitore në dy ndeshje. Takimi zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës.
Rahoveci 029 debuton në shtëpi në elitën e basketbollit të shtunën, ku e pret Sigal Prishtinën, që ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara, kurse ‘Vreshtarët’ kanë një fitore e një humbje.
Superliga – Java 3
E shtunë
16:00 Bora – GO+ Peja
19:00 Rahoveci 029 – Sigal Prishtina
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
19:00 Trepça – Bashkimi

