Telenews

Pas dështimit të Qeverisë “Kurti 3”, Osmani do të nis konsultimet me partitë politike

Pas dështimit të formimit të Qeverisë “Kurti 3”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese.

Lajmin për Gazeta Sinjali e bëri të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.

“Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, ka thënë Kupina.

Dështimi i sotëm shënon një pengesë të madhe në procesin politik në vend, pasi pas tetë muajsh përpjekjesh për të formuar një shumicë parlamentare, kjo nuk u arrit.

Të ngajshme

Itali: 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai, mister shkaqet

Valjeta Turkaj

Dy të lënduar nga aksidenti në Veternik të Prishtinës

Valjeta Turkaj

Të shtëna me armë në një universitet në ShBA, një person i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Valjeta Turkaj