Telenews

Arrestohet prokurori në Prizren, dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Një ngjarje e rëndë ka shoqëruar sistemin e drejtësisë në vend. Një prokuror nga Prokuroria Themelore në Prizren është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit, pas një aksioni të realizuar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme brenda hetimit bëjnë të ditur se i arrestuari është Beqe Shala, prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë në Prizren. Ai dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Arrestimit i ka paraprirë bastisja në shtëpinë e tij, ku janë sekuestruar materiale dhe prova që lidhen me dyshimet e ngritura.

Sipas informacioneve të Sinjalit, Shala ka qenë nën masa të fshehta të hetimit prej disa kohësh, në koordinim të ngushtë ndërmjet Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

Hetimet janë duke vazhduar për ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshuara, ndërsa pritet që gjatë ditës të jepen më shumë detaje rreth rastit dhe masave që do të merren ndaj prokurorit të arrestuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Presidentja Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit

Valjeta Turkaj

Të shtëna me armë në Deçan

Valjeta Turkaj

Media gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë, Perëndimi po humbet durimin

Valjeta Turkaj