Telenews

Vinicius Jr me mesazh për tifozët e Realit pas fitores në “El Clasico”

Real Madridi mbrëmë fitoi “El Clasicon” ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”.

Madrilenët triumfuan me rezultat 2-1 pas golave të Mbappes dhe Bellinghamit.

Mirëpo pas përfundimit të kësaj ndeshje, ndodhi një përleshje fizike mes yjeve si Vinicius Jr dhe Carvajal ndaj Lamine Yamal-it, i cili ishte në qendër të vëmendjes pas provokimeve të tij ndaj Real Madridit, në një intervistë disa ditë më parë.

Vinicius dha një mesazh të gjatë për tifozët pas kësaj ndeshje.

“Kam një mesazh për të gjithë madrilenët, veçanërisht ata që erdhën në Bernabeu dhe na mbështetën me pasion. Kështu është Clásico; ka shumë gjëra që ndodhin brenda dhe jashtë fushës. Ne përpiqemi të ruajmë ekuilibrin, por kjo nuk është gjithmonë e mundur. Nuk donim të ofendonim askënd, as lojtarët e rinj dhe as tifozët. E dimë që kur dalim në fushë, duhet të luajmë rolin tonë, dhe kështu ishte sot. Hala Madrid”, shkroi Vinicius.

Reali, tashmë gjendet në krye të tabelës në La Liga me 27 pikë, 5 më shumë se Barcelona në vend të dytë.

Të ngajshme

Daku: Fitorja ndaj Serbisë më e madhja në karrierë, fantastike që Shqipëria dhe Kosova të jenë në Botëror

Erzana Fazliu

Yamal po e blen shtëpinë e Shakirës dhe Piques

Erzana Fazliu

“Kapiteni më i mirë që kam pasur ndonjëherë” – Granit Xhaka mahnit bashkëlojtarët në Angli

Valjeta Turkaj