Telenews

ASAMBLISTI I VV-SË NË SKENDERAJ PRETENDON SE ËSHTË KËRCËNUAR NGA SAMI LUSHTAKU [VIDEO]

Hysni Mehani, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Skenderaj ka thënë se është kërcënuar nga nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.
Ai në Facebook ka shkruar se nga Lushtaku u kërcënua sot gjatë seancës së kuvendit komunal, raporton Paparaci.
“Sot, Sami Lushtaku, gjatë punimeve të kuvendit komunal, kishte ruajtur momentin për të provuar që të më frikësoj, me ç’rast edhe më ka fyer”, shkruan Mehani në Facebook.
Ai ka shtuar se përgjigjen ndaj këtyre kërcënimeve ia ka dhënë Sami Lushtakut në seancë.
“Përgjigjen për Sami Lushtakun dhe sojin e tij e kam dhënë edhe në seancë: pushka top ju bëftë. Kjo përgjigje nuk është në natyrën time dhe atë çfarë unë përfaqësoj, por fatkeqësisht kjo është gjuha që e kupton zoti Lushtaku. Zënja e pritave nëpër kthina mund të jetë mënyra se si z. Lushtakut i funksionojnë gjërat, por jo çdo herë. Ne do të qëndrojmë këtu dhe drejt, sepse lirinë e fjalës dhe demokracinë do ta mbrojmë me çdo çmim”, përfundon statusi i tij.
Hysni Mehani ka publikuar video të fjalimit të tij në seancën e sotme të kuvendit komunal në Skenderaj.

Të ngajshme

Maqedonci me deklarim të fortë për raketat Javelin

Donat Hashani

Gucati thotë se Bislimi vizitoi ‘tinëzisht’ vetëm Rexhep Selimin në Hagë

Donat Hashani

Abdixhiku prezanton katër projekte kulturore: Do të kushtojnë rreth 60 milionë euro

Erzana Fazliu