Telenews

Përplasje në rrjet mes Gresës dhe Xhenetës: Pse gënjen publikisht

Pas paraqitjes së saj në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli për raportin e ftohur me Xheneta Fetahun, Gresa Gashi është bërë sërish temë e diskutimeve në rrjet.

Ajo zbuloi se Xheneta e kishte hequr nga rrjetet sociale, çka duket se ka ndezur tensionet mes dy ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova.

Vetëm pak orë pas emisionit, Xheneta reagoi me tone të ashpra në Instagram, duke akuzuar Gresën për mashtrim dhe manipulim të publikut.

“Wtf edhe qita e pash po ti moj Gresa, a m’shkruve para do dite n’private pse m’ke hek, ta jepa përgjigjen pse duhesh me dalë e me rrejt publikisht”, ka shkruar ajo hapur në komente.

Nga ana tjetër, Gresa iu përgjigj menjëherë, duke tentuar të zbusë situatën dhe duke sqaruar se intervista nuk ishte e ditëve të fundit. “Kjo intervistë u bo ma herët oj zemër, qetësohu, chill”, shkroi ajo.

Sipas Prive, tensionet mes dy vajzave kanë nisur gjatë ditës së lamtumirës së vëllait të Gjestit, ku besohet se ka ndodhur edhe përplasja e parë mes tyre.

Kjo shkëmbim publik ka ndezur rrjetet sociale, me fansa të ndarë në dy kampe, disa në mbështetje të Gresës, e të tjerë që marrin anën e Xhenetës, ndërsa miqësia e dikurshme mes tyre duket se ka marrë fund përfundimisht.

Të ngajshme

Boll e shtyu, Kida jep lajmin e madh që të gjithë e prisnin – kaq e lumtur është ajo për veten

KushtrimGuraj

Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?

KushtrimGuraj

Remzie Osmani e mbyti fotoshopin në fotografinë e fundit, s’po e njeh më as burri i saj, u bë tjetër njeri

KushtrimGuraj