Telenews

Balotazhi/ Sot regjistrohen votuesit me nevoja të veçanta

numerohen-9218%-te-votave:-vv-prin-me-4094%,-pdk-e-dyta-me-2246%,-ldk-e-treta-me-17.66%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 29 tetor dhe do të përfundojë më 4 nëntor.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile, në ditën e zgjedhjeve, më 9 nëntor 2025, ndërkaq për regjistrim është vënë në funksion platforma elektronike: https://vpnv.kqz-ks.org/sq/

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të bëhet në bashkëpunim me institucione relevante dhe përmes platformës eletronike, e cila do të jetë e qasshme në kohën e fillimit të këtij procesi.

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë tri kategori kryesore:

VOTUES ME NEVOJA TË VEÇANTA

Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Votuesit nga kjo kategori, që janë regjistruar në raundin e parë, nuk kanë nevojë të bëjnë regjistrimin e ri.

VOTUES ME LËVIZJE TË KUFIZUAR NË INSTITUCIONE

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit.

KQZ, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse do të bëjë përditësimin e listave të votuesve nga kjo kategori që janë regjistruar gjatë raundit të parë.

VOTUES NË RRETHANA TË VEÇANTA

Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar.

“Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak”, njofton KQZ.

Të ngajshme

Albin Kurti mysafir i Presidentit francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée

KushtrimGuraj

Grenell: Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë zyrtarët e Hagës në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë

KushtrimGuraj

Deklarata e Rubin për Thaçin dhe krerët tjerë të UÇK, reagon Edi Rama

KushtrimGuraj