Telenews

“Gruaja kishte rënë nga një lartësi prej 50 metrash”, detaje nga rasti tragjik në Grykën e Rugovës,

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka dhënë detaje rreth ngjarjes tragjike që ndodhi më 25 tetor në Grykën e Rugovës, ku një qytetare humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej rreth 50 metrash.

Sipas raportit, kalimtarët kanë njoftuar ekipet e shpëtimit për një qytetare që dyshohej se kishte rënë në një greminë me lartësi rreth 50 metrash, në skajin e rrugës Pejë–Rugovë.

“Me datën 25.10.2025 Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka pranuar një thirrje nga kalimtarë në Grykën e Rugovës për një aksident. Dyshohej se një qytetare kishte rënë në një greminë me lartësi rreth 50 metra në skajin e rrugës Pejë–Rugovë (M9), saktësisht te lokacioni i njohur si ‘i 7-ti’. Ekipet e shërbimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes brenda disa minutash dhe menjëherë e kanë lokalizuar viktimën. Për fat të keq, viktima është gjetur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.

Të ngajshme

Albin Kurti mysafir i Presidentit francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée

KushtrimGuraj

Grenell: Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë zyrtarët e Hagës në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë

KushtrimGuraj

Deklarata e Rubin për Thaçin dhe krerët tjerë të UÇK, reagon Edi Rama

KushtrimGuraj