Telenews

Vajza e Kim Kardashian sërish në qendër të vëmendjes – befason nga zgjedhja e kostumit të Halloweenit

vajza-e-kim-kardashian-serish-ne-qender-te-vemendjes-–-befason-nga-zgjedhja-e-kostumit-te-halloweenit

Vajza e Kim Kardashian sërish në qendër të vëmendjes – befason nga zgjedhja e kostumit të Halloweenit

North West, vajza 12-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për zgjedhjen e saj të pazakontë të kostumit të Halloween-it.

Në një profil të përbashkët në TikTok që ndan me nënën e saj, North zbuloi se këtë vit vendosi të maskohej si transmetuesi i famshëm i “Twitch”, Kai Cenato, i cili është i njohur për videot e tij humoristike dhe transmetimet e drejtpërdrejta.

Për transformimin, ajo mbante veshur një xhaketë gri, kravatë të kuqe, paruke dhe mjekër artificiale, ndërsa shoqet e saj zgjodhën kostume të frymëzuara nga personalitete të tjera të njohura të internetit.

Zgjedhja e North shkaktoi shpejt një sërë reagimesh në rrjetet sociale.

“Fëmijët nuk shikojnë më filma vizatimorë, ata shikojnë transmetime në Twitch – bota ka ndryshuar vërtet”, “Ajo e studion internetin sikur të ishte profesioni i saj”, ishin disa nga komentet.

Pati edhe nga ata që reaguan pozitivisht ndaj zgjedhjes së saj, duke theksuar se interneti është bërë një pjesë e rëndësishme e rritjes moderne.

Një përdorues shkroi: “North West sapo bëri bashkëpunimin më të mirë të Halloween-it të vitit 2025”.

Të tjerë kanë vënë re se kjo është një shenjë e ndryshimit të kohërave: “Masa e vërtetë e popullaritetit sot është kur fëmijët e personazheve të famshëm vishen si YouTube-rë dhe transmetues, jo si superhero.

Kai Cenat është bërë një ikonë e vërtetë kulturore”.  

Të ngajshme

Ka kohë që nuk është aktiv në rrjete, ja çfarë bëjnë fansat për Gjestin

KushtrimGuraj

Verona feston ditëlindjen, Buci emocionon me mesazhin plot dashuri

KushtrimGuraj

Zeshkan e me syze, ky është i dashuri simpatik i Ronela Hajatit

KushtrimGuraj