Telenews

Gjendet pa shenja jete një grua në Zubin Potok

Një femër kosovare është gjetur pa shenja jete në fshatin Velibreg të komunës së Zubin Potokut.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 14:45 ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa në këtë fazë nuk janë dhënë më shumë detaje rreth rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

Sindikata e RTK-së paralajmëron hapa edhe ligjorë, nëse nuk ju dalin pagat punëtorëve të tyre

Donat Hashani

Kurti zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë nga Finlanda, Belgjika e Franca

Donat Hashani

“Për Halloween du me u vesh si Ministër”

Donat Hashani