Telenews

Sindikata nderon 24 policët e rënë në krye të detyrës

Në shenjë nderimi për 24 zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës, Sindikata e Policisë së Kosovës ka organizuar sot lojëra sportive në disiplina të ndryshme, të cilat u mbajtën në rajonin e Pejës.

Në njoftim thuhet se këtë event pati pjesëmarrës edhe përfaqësues nga sindikatat e vendeve mike si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Lituania dhe Qipro, si dhe familjarët e policëve të rënë në kryerje të detyrës, e po ashtu edhe menaxhmenti policor nga niveli qendror dhe ai lokal.

“Garat sportive zyrtarisht u hapën nga drejtori Gazmend Hoxha, kryetari i sindikatës Avdi Hoti, dhe fëmijët e dy heronjve të Kosovës, Enver Zymberi e Afrim Bunjaku. Në shenjë falënderimi për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellët, përfaqësuesve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse iu ndanë pllakata mirënjohëse”, thuhet në njoftim.

Sindikata ka pohuar se ky organizim sindikal, së bashku me eventin sportiv, u përkrah dhe u mbështet me donacione nga donatorë të ndryshëm, të cilëve SPK-ja u është mirënjohëse dhe falënderuese.

Të ngajshme

KQZ thotë se 3 nëntori është afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve për balotazh

Erzana Fazliu

Plagosje e rëndë në Drenas

Erzana Fazliu

Dy aktorët e njohur pjesë “Big Brother Vip Albania 5”?

Erzana Fazliu