Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë disa detaje të reja për edicionin e katërt të spektaklit, gjatë një interviste në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Edhe pse nuk zbuloi datën e nisjes, Hamiti tregoi se këtë vit shtëpia ka pësuar ndryshime të dukshme, duke u zgjeruar si në hapësirën e brendshme, ashtu edhe në oborr.
Përveç kësaj, është riorganizuar edhe renditja e ambienteve të brendshme, për të sjellë një përvojë të re për banorët.
Sipas moderatorit, shtyrja e nisjes nuk ka qenë dëshirë e ekipit, por pasojë e përgatitjeve të shumta që po marrin më shumë kohë se zakonisht.
“E di që nuk muj me thënë datën, edhe e di që krejt kanë me na urry në këto momente. Unë ty mundem me të tregu, por nuk më lejohet me thënë me zë, nuk muj me cekë”, u shpreh ai me humor.

