Telenews

Trump në intervistë nxjerr listën e luftërave që thotë se i ndali, e dyta Kosovë – Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sërish ka deklaruar se gjatë mandatit të tij ka ndalur shumicën e luftërave në botë, duke e cilësuar veten si “presidentin e paqes”.

Gjatë një interviste në emisionin “60 Minutes” të televizionit CBS, Trump nxori nga xhepi i xhaketës një letër, në të cilën ishin të renditura konfliktet që kishte përfunduar.

“Janë 8 nga 9 luftërat që i kam përfunduar. E dini si i zgjidha. Në 60% të rasteve, ju thashë nëse nuk ndaloni së luftuari, do të vendos tarifa mbi vendet tuaja dhe nuk do të jeni në gjendje të bëni biznes me SHBA-në”.

Në listën që mbante në dorë, përmendet Kosova dhe Serbia.

“E solla këtë listë. Kamboxhia dhe Tajlanda. Kosova dhe Serbia…”, u shpreh ai, duke numëruar edhe konflikte të tjera që thotë se i kishte zgjidhur.

Videon e momentit kur Trump tregon letrën mund ta shikoni në minutën e 21.09 të intervistës.

Të ngajshme

Horoskopi ditor

Erzana Fazliu

Besnik Osmani: Banorët e lagjes te “Kastrati” treguan përkrahje dhe gatishmëri për fitoren më 9 nëntor

KushtrimGuraj

Kryediplomatja e Shqipërisë viziton Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta në gjendje të mirë – procesi të mbyllet me drejtësi historike

KushtrimGuraj